Mijëra protesutes u mblodhën në periferitë e Dallasit, përballë një godine ku po organizohej një ceremoni nga një organizatë myslimane vendase. Protestuesit mbërritën disa orë para se të niste eventi i organizuar nga komuniteti mysliman atje për të shprehur pakënaqësitë e tyre pasi ai po zhvillohej në godinën e shkollës publike të qytetit. Organizata islamike “Sound Vision”, me qendër në Çikago, ka ndërmarrë një fushatë në gjithë Amerikën për të sensibilizuar të rinjtë në ndërtimin e marrëdhënieve ndërfetare dhe ndëretnike, por pas ngjarjeve të javës së kaluar në Paris, reagimi sidomos në shtetet e jugut ka qenë i fortë. Edhe në Europë ka pasur një valë sulmesh ndaj objekteve të kultit dhe organizatave fetare. Në Francë, 26 xhami janë sulmuar me bomba artizanale dhe armë. Në dyert e tyre janë hedhur edhe koka derri, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe sulme fizike. Ndërsa në Britani, në disa xhami të Londrës janë dërguar letra kërcënuese si dhe karikatura të profetit Muhamed. Në Paris, roje të armatosura janë vendosur para Xhamisë së madhe të qytetit, të ndërtuar në vitin 1926 në shenjë vlerësimi për muslimanët që kishin marrë pjesë në ushtrinë franceze gjatë Luftës i Botërore.
You Might also Like
Stuhia godet pjesën verilindore të SHBA-së, dy të vdekur
Stuhi e fuqishme e goditi pjesën verilindore të SHBA-së në të cilën humbi jetën të…
By
Redaksia
1 Min Read
Arrestohet palestinezi vetëm pse prodhoj parfumin "Aroma Mursi"
Shërbimi i Sigurimit i Autonomisë Palestineze arrestoi një banor të Tule Karem, i cili dyshohet…
By
Redaksia
1 Min Read
Përmbyten dy varka me refugjatë në brigjet turke, 6 fëmijë të vdekur
Gjashtë fëmijë kanë vdekur kur dy varka që bartnin refugjatë nga Turqia drejt Greqisë u…
By
Redaksia
1 Min Read
OKB reagon kundër regjimit sirian për autokolonën e ndihmave
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, ka deklaruar se është “e papranueshme”…
By
Redaksia
1 Min Read
Sulmet e armatosura në Egjipt, humb jetën një fëmijë dhe dy policë
Nga shpërthimet dhe sulmet e ndodhura në Aleksandri dhe Minja të Egjiptit kanë humbur jetën…
By
Redaksia
2 Min Read
PKK e ka ndërprerë tërheqjen e ushtarëve nga Turqia
Rebelët kurdë të Turqisë e kanë ndaluar tërheqjen e luftëtarëve nga territori turk, duke e…
By
Redaksia
1 Min Read
