Uragani Mathew i cili po afrohet drejt shtetit të Karolinës në jug të SHBA-ve ka marrë jetën e 900 personave, ku shumica e të vdekurve janë nga Haiti
Si pasojë e uraganit shkatërrues Matthew në Karibe kanë humbur jetën rreth 900 persona, ku 6 prej tyre në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Uragani Mathew i cili po afrohet drejt shtetit të Karolinës në jug të SHBA-ve ka marrë jetën e 900 personave, ku shumica e të vdekurve janë nga Haiti.
Sipas Kombeve të Bashkuara në Karibe më shumë se 350 mijë persona kanë nevojë për ndihmë. Ndërkohë bëhet e ditur se në shtetin Florida të SHBA-ve deri më tani nga uragani kanë humbur jetën 6 persona.
Uragani në shtetin e Floridës filloi të jetë efektiv mëngjesin e së premtes, ku ka lënë pa energji elektrike 1 milion e 100 mijë persona.