Gjykata e Beratit ka dënuar me 18 muaj burg mjekun e spitalit rajonal të këtij qyteti, A. Sula. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Sula akuzohet për ngacmim seksual.
Ngjarja për të cilën akuzohet mjeku ka ndodhur më 3 tetor të vitit të kaluar, në ambientet e spitalit të Beratit. E dëmtuara A. B., 20 vjeçe sapo kishte përfunduar një ndërhyrje kirurgjikale, kur është ngacmuar në pjesët intime nga mjeku.