Samsung rrit të ardhurat me 80%

Siç bën të ditur gjiganti koreanoverior i elektronikës, Samsung, të ardhurat e kompanisë janë rritur me rreth 80% për tremujorin e tretë.

Të ardhurat për kompaninë “Samsung Electronics Co”, u rritën rreth 80 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me një vit më parë, deklaroi gjiganti koreanoverior i elektronikës.

Fitimi operativ i kompanisë numër një në botë për prodhimin e smartfonëve regjistroi 7,3 trilionë uon (6,3 miliardë dollarë) të ardhura për periudhën korrik-shtator.

Edhe shitjet u rritën me 7,5 për qind në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur 51 trilion uon (44 miliardë dollarë).

“Pavarësisht konkurrencës shumë të fortë në sektorin e smartfonëve, Samsung-u vazhdon të ketë një kërkesë të lartë për procesorët dhe ekranet që prodhon”, shprehen analistët.

Artikulli paraprak‘Bombë’ në FIFA, një gjerman pezullon Platininë dhe Blaterin
Artikulli vijuesNgacmoi seksualisht pacienten, 18 muaj burg mjekut të Beratit