Nikolic: Marrëveshjet e njohin Kosovën si shtet

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka thënë se nga publiku janë fshehur pjesë të marrëveshjeve me Prishtinën, dhe se kështu, me zgjidhje në dukje të parrezikshëm, Beogradi vetë po e çon në fund pavarësinëo e Kosovës.
“Kanë fshehur për shembull faktin se në takime, para shqiptarëve, mund të qëndrojë mbishkrimi me asterisks, por pa poshtëshënime. Mashtrimi është se edhe serbët në veri të Kosovës nuk duhet të marrin targat, ndërsa kusht për këtë është që të regjistrohen si shtetas Kosovës. Ka gjithashtu shqetësime në lidhje me menaxhimin e integruar të kufirit”, tha Nikolic në një për “Novosti”.

“Kur do të flasim për statusin, do të ballafaqohemi me një grumbull dokumentesh sipas të cilave Kosova është shtet. E çka të bëjmë? Nuk e di se sa seriozisht janë drejtuar bisedimet deri tash dhe se kujt kryenegociatori sot i jep përgjigje”. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakTrevjeçari që nuk fle kurrë
Artikulli vijuesMbërrijnë pantallonat me klimatizim