Emri i Tom Doshit shfaqet sërish në skenë, në sajë të nipit të tij, i cili nuk ka kursyer dhunën ndaj një polici.
Nga burimet që disponon portali “Albeu”, dhuna e ushtruar ndaj policit është shënuar mbrëmjen e djeshme, por policia serviri një deklaratë për media gjatë mesditës së sotme, duke përmendur edhe emrin e autorit.
Protagonist i kësaj ngjarje të shëmtuar ishte nipi i Tom Doshit, i cili ka qëlluar me grushte policin e rrugores në Bulevard. Nipi i Tom Doshit, shtetasi Emiliano Mrishaj, ka qenë brenda në makinë së bashku me djalin e deputetit, në momentin kur një efektiv i policisë rrugore e ka ndaluar makinën e tij.
Ky veprim ka bërë që i riu, 27 vjeç, të zbresë nga makina dhe ta qëllojë me grusht policin. Arrestimi i tij u bë pasi ai ka goditur me grushte për shkak të detyrës policin rrugor me inicialet G.B., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Mësohet se polici e kishte ndalur të riun, por ky i fundit nuk e ka pritur mirë ndalesën dhe ka dalë nga mjeti duke sulmuar policin rrugor. /