Grupe të shqiptarëve këndej urës së Ibrit në Mitrovicë, dhe grupe të serbëve andej saj janë mbledhur në orët e mbrëmjes, me të përfunduar ndeshja në mes të Shqipërisë dhe Serbisë.
Një lexues i portalit Koha.net ka treguar se serbët andej Ibrit kanë nisur festën, për fitoren që kombëtarja serbe e arriti në Elbasan Arena kundër kuqezinjve, në 2:0.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, ka thënë se serbët tashmë janë zhvendosur në qendër të Mitrovicës së Veriut dhe po festojnë nëpër kafeteri.
Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Jugut i ka thënë Koha.netit se situata është nën kontroll. Ai ka treguar se forca më të shtuara policore janë mbledhur aty dhe po mbajnë nën kontroll situatën.