Nis festa e serbëve në Mitrovicë

Grupe të shqiptarëve këndej urës së Ibrit në Mitrovicë, dhe grupe të serbëve andej saj janë mbledhur në orët e mbrëmjes, me të përfunduar ndeshja në mes të Shqipërisë dhe Serbisë.

Një lexues i portalit Koha.net ka treguar se serbët andej Ibrit kanë nisur festën, për fitoren që kombëtarja serbe e arriti në Elbasan Arena kundër kuqezinjve, në 2:0.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën e Veriut, Besim Hoti, ka thënë se serbët tashmë janë zhvendosur në qendër të Mitrovicës së Veriut dhe po festojnë nëpër kafeteri.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës së Jugut i ka thënë Koha.netit se situata është nën kontroll. Ai ka treguar se forca më të shtuara policore janë mbledhur aty dhe po mbajnë nën kontroll situatën.

Artikulli paraprakButoni Like në Facebook bëhet me emotikone
Artikulli vijuesPërdorimi i tabletit para gjumit ndikon negativisht