Serbët e dehur sulmojnë policinë

Tre serbë të veriut janë arrestuar, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 02:30 min, të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Agim Hajrizi”, ndërsa tre të dyshuarit të përkatësisë etnike serbe, dukshëm nën ndikim të alkoolit, të cilët kishin kaluar urën kryesore nga veriu në jug të Mitrovicës, së bashku me një grup tjetër personash, janë ndaluar për legjitimim nga Policia për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

“Patrulla policore ka ndaluar për legjitimim grupin e personave në shëtitoren e qytetit, pranë urës kryesore në Mitrovicë, ndërsa së paku katër persona janë arratisur me vrap në drejtim të veriut pas kërkesës së policisë për legjitimim, kurse tre të tjerë të cilët mbanin një shishe xhami në dorë, pas kontaktit të parë rezistues ndaj policisë, kanë hedhur shishen në drejtim të policëve”, ka deklaruar toger Besim Hoti, zëdhënës i policisë rajonale.
Njëri nga policët është goditur në këmbë me shishen e hedhur dhe konsiderohet të ketë pranuar lëndim të lehtë sipërfaqësor.
Tre të dyshuarit, njëri 25 dhe dy të tjerë 23 vjeçar, banor të veriut të Mitrovicës, janë vënë nën kontroll të policisë dhe të njëjtit janë shoqëruar në stacionin policor jugu, për regjistrim të rastit dhe inicim të procedurave të mëtejme ligjore.
Të njëjtit i janë nënshtruar testit të prezencës së alkoolit me alko-metër ndërsa kanë rezultuar me 1.52 përkatësisht deri 1.61 promil të prezencës së alkoolit.
Ndaj të tre të dyshuarve, është caktuar masa e ndalimit policor deri në këndelljen e tyre ndërsa veç procedurave kundërvajtëse për prishje të rendit dhe qetësisë publike ndaj tyre do të iniciohet edhe procedura për mosrespektim të urdhrave të zyrtarëve policor dhe sulm ndaj personit zyrtar./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakKolegjet reklamohen si universitete, shkelin ligjin
Artikulli vijuesHolland: Siria të mos përdorë armatim kimik