Nis në kryeqytetin e Arabisë Saudite konferenca e dialogut për Jemenin

Konferenca e dialogut e mbajtur në Riad të Arabisë Saudite me temë “Shpëtimi i Jemenit” nisi me pjesëmarrjen e grupeve jemenase përveç Lëvizjes Ensarullah (Husi), raporton Anadolu Agency (AA).
 
Konferenca u hap me fjalimin e kryetarit të Bordit Këshillimor të Konferencës së Riadit, Abdulaziz Cebari. Ndërkohë theksohet se qëllimi i pjesëmarrësve krahas dhënies fund të grushtit të Husive në Jemen ka qenë gjithashtu edhe për zbatimin e rezultateve të konferencës së dialogut ndërkombëtar. Cebari, ka theksuar më tej se vendimet që do të merren në takimet që do të vazhdojnë tre ditë nën udhëheqjen e presidentit  legjitim të Jemenit, Abdurabbu Mansur Hadi do të jenë detyruese për të gjithë segmentet e përfaqësuar në konferencë.
 
Në konferencë pritet që të ketë diskutime në 3 fushat kryesore si polikë, ekonomi dhe në atë të sigurisë. Gjithashtu pritet që të ketë diskutime edhe për zbatimin e vendime të OKB-së në lidhje me Jemenin, rindërtimi i rajoneve të dëmtuara gjatë konflikteve në vend dhe krimi i ushtrisë kombëtare të Jemenit pa qenë e lidhur ndaj një personi apo ndaj ndonjë grupi.
 
Polemika të shumta ka ngjallur në opinionin publik në Jemen, pretendimi se shumica e pjesëmarrësve të konferencës ishin mbështetës të Hadit, përveç lëvizjes separatiste Jugore dhe Partisë Kongresi Popullor i Përgjithshëm i presidentit të rrëzuar Ali Abdullah Salih, ku dhe ky i fundit dhe Husitë patën dalë kundra për zhvillimin e Konferencës në Riad.
Artikulli paraprakJu tregoj “Strukturat Paralele” te sektit Gylen
Artikulli vijuesBursa, proteste solidarizuese kundër dënimit me vdekje të Muhammed Mursit