PRESIDENTI SOMALEZ I SHPËTON ATENTATIT

Presidenti i ri i Somalisë i ka mbijetuar një përpjekjeje për ta vrarë, vetëm dy ditë pas zgjedhjes në këtë post.

Presidenti Hasan Sheik Mohamud dhe ministri i Jashtëm i Kenias i kanë shpëtuar pa lëndime sulmit me bomba në një hotel të Mogadishusë, ku dy zyrtarët po mbanin konferencë për media.

Rebelët e Al-Shababit, grup ky i lidhur me Al-Kaidën, kanë marrë përgjegjësinë për sulmin, në të cilin janë vrarë disa persona,njofton rel.

Zgjedhja e Mohamudit nga ligjvënësit somalezë është parë si një hap i rëndësishëm për stabilizimin e Somalisë, ku kontrolli efektiv i qeverisë qendrore mungon që nga viti 1991.kohaislame

Artikulli paraprakNDËRROI JETË “BABAI” I LLAPTOPIT TË PARË
Artikulli vijuesNë Estoni që nga klasa e parë të mësohet programimi