Nisma: PDK po i bën presion kryetarit të KKZ-së në Banjë të Malishevës

Nisma për Kosovën, dega në Malishevë nëpërmjet një komunikate thotë se kryetari i Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) ka presion nga PDK-ja, e që, sipas Nismës, ka për qëllim që të shkaktojë incidente në qendrën e votimit në fshatin Banjë të Malishevës.

Shtabi Zgjedhor i Nismës për Kosovën në Malishevë i bën thirrje kryetarit të KKZ-së, të mos i nënshtrohet presionit të askujt, pasi mban përgjejgësi për veprimet e tij. /Telegrafi/

Artikulli paraprakKosova po voton
Artikulli vijuesKur bie borë në Rusi: Aksidente zinxhirore, veturat bëjnë patinazh (Video)