Djaloshi besimtar nga Istogu gjen portofolin me plot para, ia kthen pronarit

Blerim Shabanaj (1986), me vendbanim në fshatin Tomoc të komunës së Istogut ka kthyer portofolin që kishte gjetur në rrugën “Fehmi Agani” që është në pronësi të Arbetim Ukaj me shtetësi Kanadeze dhe të Kosovës.

Policia ka bërë të ditur se në brendinë e portofolit, përpos dokumentacionit personal kishte pasur edhe 1920 dollarë dhe 235 euro, transmeton Klan Kosova.

Policia pastaj përmes telefonit kanë ftuar pronarin (Arbetim Ukaj) dhe në prezencën e personit që kishte gjetur dhe sjellur portofolin me dokumentacion dhe para, policia ia kthen të njëjtën pronarit, i cili e ka falënderuar qytetarin dhe Policinë.

Artikulli paraprakTurqi, asgjësohen 30 ton eksploziv të terroristëve të PKK-së
Artikulli vijuesShpërthimi në Stamboll pranë kazermës ushtarake, policia arreston një të dyshuar