NISMA për Kosovën përkrah protestën e nesërme në Prishtinë, duke i konsideruar të drejta shqetësimet e qytetarëve të vendit, kërkesat e tyre për shkarkimin e ministrit Jabllanoviq dhe për sjelljen në Kuvend të ligjit për Trepçën.
Ky subjekt politik fton të gjithë qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët e saj që të përkrahin dhe të marrin pjesë në protestën që organizohet, nesër më 27 janar 2015, në ora 12:00, në Prishtinë. /tg/kohaislame