Një 45 vjeçar shqiptar nga Shkupi vdes në Liqenin Treska duke e shpëtuar djalin e tij

Komuna e Sarajit po tronditet me një vdekje tragjike sot rreth orës 13. Një shqiptar nga Shkupi i moshës 45 vjeçare së bashku me djalin e tij kishin ardhur për të shëtitur në Liqenin Treska, por djali i ri i cili nuk ditur të noton kishte kërkuar shpëtimin nga babai i tij, por babai duke e shpëtuar djalin ka humbur jetën, transmeton zhurnal.mk

Dëshmitar okular për zhurnal thuan se djali pasi ishte fundosur në ujë ishte shpëtuar nga babai i tij, por vet babai është zhytur në ujë dhe ka mbetur pa shenja jete. Në momentin e tragjedisë nuk kishte ndodhur askush që t`i jap ndihmën e parë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë kishin ardhur pas gjysmë ore, por shkupjani shqiptar ishte më pa shenja jete. Ndryshe liqeni Treska që gjendet në Komunën e Sarajit edhe pse nuk përdoret sipas ligjit, ai është fatal për qytetarët pasi rreziku është tepër i madh për shkak të thellësisë prej tre metrave dhe rrëshqitjeve të cilat janë anësore.

Identiteti i viktimës për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ende është i panjohur.

Tragjedia e sotme duhet të ngrenë alarmin tek autoritetet shtetërore që të parandalojnë viktimat e radhës,

Artikulli paraprakOH HILAL shpërndanë ujë për refugjatët në Gjevgjeli
Artikulli vijues700.000 euro derdhen në Gjevgjeli me 18.000 banor, Komuna e Likovës me 40.000 pa asnjë cent