Pasuria e botës në duart e 62 njerëzve

0
641

1 % e barabartë me 99%. Kjo ndodh vetëm kur pasuaria e njerëzve më të pasur është sa e pjesës tjetër të botës.

“Oxfam”, duke u mbështetur në të dhënat e Tetorit, “Credit Suisse” llogariti që pasuria e 62 njerëzve më të pasur në botë është e barbartë me 50% të popullësisë së varfër të globit.

Për këtë “Oxfam” fajëson lobistët dhe sasinë e parave që mbahet në të ashtuquajturat “parajsa fiskale”. Sipas organizatës, do të duheshin para dhe asete në vlerën e 68 mijë dollarëve për të arritur 10 % kryesues dhe 760 mijë dollarë për të qenë pjesë e këtij 1 %.

Kjo do të thotë se nëse dikush ka në pronësi një shtëpi mesatare në Londër pa hipotekë, ateherë ky person është pjesë e 1 %.

“Në vend të një ekonomie që punon për begatinë e të gjithëve, për brezat e ardhshëm dhe planetin, ne kemi krijuar një ekonomi për 1 %”– nënvizon raporti i “Oxfam” -it.

Në fakt, vetëm në 2015, sasia që mbahet nga më të pasurit e botës tejkalon pjesën që pasuria e tyre zinte në raportin e parë të 2000 -it.

Organizata ndërkombëtare, që punon në 94 vende të botës, u bën thirrje qeverive të marrin masat e duhura për ta përmbysur këtë tendencë: t’i jepet fund hendekut gjinor të pagës, të merren hapa në reduktimin e çmimit të ilaçeve, të vendosen tatime mbi pasurinë dhe jo konsumin dhe të përdoren shpenzimet progresive publike për t’i bërë ballë pabarazinë.