Një ditë një person deshi të më bëjë një provokim, ishte një person jo fetarë.
Më tha: ti thua që besimtari (vetëm si besimtar) është i lumtur, ndërsa unë them: jo, ai është si të gjithë njerëzit, pa dallim!
Kur ngriten çmimet e godet edhe atë ajo që i godet të tjerët, kur bënë vapë ndjen po atë që ndjejnë tjerët.
Pra ky njeri nuk shihte asnjë dallim dhe asnjë veçori për besimtarin.
Por Allahu më inspiroi që të sjell një shembull të thjeshtë: sikur ta paramendonim një person të varfër që ka një rrogë 200 euro, dhe ka tetë femijë, kjo shumë nuk i mjafton, ka banesë me qera, fëmijë të sëmurë, brenga e shqetësime të shumta, por ai ka një xhaxha i cili posedon gjysmë milioni pasuri, i cili nuk ka fëmijë, dhe vdes në një aksident!
Ky gjysmë milioni kujt i shkon? Këtij të varfëri, apo jo?! Por, ka një çështje këtu se sipas procedurave ligjore ky person nuk mund ta marrë këtë pasuri, para një afati prej dy viteve!
A nuk është ky më i lumturi!? Akoma asnjë qindarkë nuk e ka marrur, asnjë kafshatë të butë nuk e ka ngrënë, e as vendbanimin nuk e ka ndërruar, madje as rrobat të reja nuk ka veshur, mirëpo ai ka hyrë në premtim.
Edhe besimtari hyn në premtimin e pathyeshëm.
﴿أَفَمَنْ وَعَدْنَاهُ وَعْداً حَسَناً فَهُوَ لَاقِيهِ كَمَنْ مَتَّعْنَاهُ مَتَاعَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ثُمَّ هُوَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ مِنَ الْمُحْضَرِينَ﴾
“A është ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për xhennet), sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në ditën e kijametit ai do të jetë prej të dënuarve? (Kasas:61)
Dijetari: Ratib Nabulsi