Opinion: Faik Pllava
Më 15 korrik 2016 organizata terorriste e krijuar dhe e udhëhqur nga “imami” që jeton dhe vepron në Pensilvanja të SHBA-së me nje pjesë të antarëve të këtij, grupi terorrist tentoi për grushtet në Republikën e Turqisë. Deri më tani edhe pse shifra e të vdekurve ka aritur në 265, Turqia u bë shembull për të gjithë vendet e botës se si mbrohet vatani dhe liria.
Cka është OTF ? (Organizata Terorriste e Fetullahut)
OTF është themeluar si lëvizje arsimore në vitin 1970. Edhe pse pjestarët e këtij grupi terorrist prezentohen si përkrahës të paqes (shërbetor të fesë Islame) por në mbrendi kjo organizatë ka qëllime për prishjen e rendit dhe krijimin e hegjemonisë së tyre ne ato shtete ku veprojn.
Për krijimin e hegjemonisë ata janë të futur në cdo vend startegjik të institucioneve shtetërore në shtetet ku janë aktiv. Për shkak të devijimit nga feja Islame për aritjen e qëllimeve nuk anashkalojnë asnjë lloj manipulimi si paragjykime, komplo, kërcnime, kurthe dhe aktivitete ilagale. Përvoja shumë vjecare ju ka mundësuar një fjalore dhe oratori bindëse për manipulim të njerëzve. Antarët e këtij grupi terorrist shohin veten si të “përzgjedhur” dhe janë në gjendje për të sakrifikuar gjith pasurin por edhe jetën e tyre.
Çfar bën deri sot?
Vecanërisht 10 vjetët e fundit duke kërcënuar gjykatësit, prokurorët dhe pjesëtarët e gjyqësis në Turqi dhe duke shfrytëzuar të njejtat me dëshmi të falsifikuar kanë burgosur gazetar, shkrimtar, burokrat, gjeneral, polic, akademik dhe me akt terorrist dhe qyqar kan pasur qëllim marjen në dorë të shtetit dhe prishjen e rendit demokratik në Turqi.
Për të marë sistemin shtetëror në dorë aktin e parë qyqar OTF ka bërë duke nxjerur në media takimet e kryetarit të shërbimit sekret të Turqisë Hakan Fidan me pjestarët e Pkk-së në Oslo. Këta takime kanë pasur qëllimë për përfundimin e luftës mbrenda teritoreve Turke. Por duke marë parasyshë se organizata OTF ushqehet nga gjaku dhe kaosi nuk lejoi një gjë të till duke shfrytëzuar mediat e tyre dhe antarët që ishin mbrenda institucioneve shtetërore.
Tentimin e dytë e bën në 17-25 dhjetorë duke bërë shpifje dhe duke falsifikuar dëshmite kinse ministrat kanë bërë korupsion dhe kanë shfrytëzuar postet për qëllime të veta.
Më datë 15 Korrik 2016 një pjesë e ushtrisë që ishin pjestarë të OTF-së duke përdorur airoplana dhe helikoptera, tanke tentuan të bëjnë puc kundër sistemit të demokarcisë. Edhe pse populli doli përpara tankeve dhe ndaloi tentimin për puc. Bisedat e pucistëve ndërmjet, ishin aq jashtë njerëzore sa që nuk do mendë për ta kuptuar nga ku e kanë marë urdhërin.
Bombarduan ndërtesat e institucioneve shtërore, parlamentin, presidencën, dhe ishin direkt të kycyr në vdekjen e 198 civilëve, 62 polic, 5 ushtarë dhe 1440 të plagosurve.
Grushteti po të përfundonde me sukses sot do të ishim dëshmitar të vrasjve të njerëzve të pa fajshëm vetëm pse do të ishin kundër kësaj grupi terorrist, dhe një turqi e udhëhequr nga ushtria me direktivat që do i merte nga Pensilvanja.
OTF a është rrezik vetëm për Turqin ?
Si në Turqi të njejtën strategji e përdorin edhe në vendet tjera ku janë aktiv por kryekput e njëjta ndodh edhe në vendin tonë. Pjestarët e këtij grupi terorrist janë të kyqyr në institucione të ndryshme shtetëror në Maqedoni duke marë parasyshë odad ekonomike, ministrit dhe në komuna gëzojnë vende të larta dhe strtegjike. Shumica dërmuese e antarëve të grupit terorrist janë simpatizues, antar dhe funksionar të partisë shqiptare në pushtet. (Nuk jap emra sepse shpresohet se e kanë pa të vërtetën)
Në dukje OTF në Maqedoni, funksionon me mbledhjet javore të vazhdueshme ndër emrin “sohbet” që në shqip don të thotë “bisedë”. Bisedat mbahen me tema fetare dhe është e hapur për të gjithë njerzit që dëshirojnë të shkojnë por respektin më të madhë cdo herë gëzojnë biznismenat dhe personat me poste të larta. ( Kjo është kështu sepse paraja është në vend të par për ata). Sistemi hierarkik funksionon në cdo shtet ku janë aktiv në krye qëndron “imami” dhe “abilerët” janë përgjegjës për qytetet. Shumica e pjestarëve janë të shkolluar në Turqi në shkollat dhe univerzitete e po të njejtit.
Ajo që i bën të rrezikshëm është se në dukje dhe fjalor duken si perfekt, përkrahës së paqes mirësis njerzore por në faktë për këtë trajnojnë një kohë të gjatë për të kamufluar atë që me të vërtet e mendojnë dhe e bëjn.
Bota islame por edhe gjithë njerzimi këtë grup terorrist të rreziskhëm duhet trajtuar si ISIS dhe Boko Haram. Por në thelb këta janë ma të rrezikshëm sepse kanë një shtrirje në gjithë Botën.
/gostivari24/
LAJME TË NGJASHME
NA NDIQNI
OPINION
MË TË LEXUARA