Ra ky puç, e u pamë!

Shkruan: Samedin Imeri

ÇANAKALAJA e II-të

Posa pamë tanket e ushtrisë turke nëpër sheshet e qyteteve të Turqisë,disa analistë dhe intelektual shqiptarë të cilët janë shum pak,filluan të vjellin vnerë dhe ta tregojnë fytyrën e vërtet gjegjëishtë të mbështesin vrasjen e demokracisë.Duke haruara se vota në vlerat Europian është diq e shenjtë.Rrjetet sociale poashtu u mbushën me postime të cilët paraqetnin emocionet,qëndrimet e secilit.E gjithë kjo është demokraci dhe liri e mendimit,deri në momentin,kur ti mbështet,një grup i vogël terrorist i cili grup nëpërmjet forcës dhe intrigave të ndryshme ngulfat vullnetit e popullit.
Ky akt,nuk është diq tjetër përveq se të tregosh fytyrën e vërtet ashtu siq u demaskua edhe organizata terroriste FETO.
Të dalish në anën e Turqisë(Qeverisë Turke,AKP,Rexhep Taip Erdoganit) do të thotë të jeshë në anën e vlerave perëndimore dhe vlerave demokratike.Qeveria e udhëhequr nga AKP është qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike dhe me vota të lira.AKP është partija e cila deri tani në historinë e Turqisë ka pasë mbështetje më të madhe tek popullata.Të jesh me Kryetarin e Turqisë dmth të jeshë në mbrojte të drejtësisë dhe vullnetit të popullit turk.
Këtu nuk bisedohet a është Erdogani ose Donald Trampi,këtu bisedohet për vlera demokratike.Nëse në zgjedhjet për president në SHBA populli amerika vendos të zgjedh Donald Trampin për kryetar të tyre,ne nuk kemi të drejtë morale të komentojmë edhe pse nëse pyeten shqiptarët 100% janë në anën e Hillari Klinton.Thjeshte Brexit anglezë i thanë PO dhe ky është vullnet i popullit.

Shqiptarët dhe Turqia

Nëpër emisone që u organizuan në TV të ndryshme në trevat shqiptare disa debatues habiteshin se si ka mundësi që shqiptarët të interesohen kaq shumë për grushtshtetin në Turqi.Ky interes kaq i madh duhet të shihet se nga buron.Ne(shqiptarët) nga të gjitha vendbanimet ku jetojnë shqipatrë duhet ta dimë se :
Nuk ka shqiptarë në ballkan që nuk ka lidhje familjare me Turqinë në vecanti gjenerata më e vjetër(pse?.E lëmë Historisë të flasë).
Për dallim nga shtetet e Ballkanit jugperëndimor Greqia,Serbia,Maqedonia Mali i zi,Turqia nuk ka pretendime teritoriale që të okupoj ose naeksojë ndonjë pjesë e trungut tonë,psh:Camëria,Ilirida,Kosova Lindore.
I vetmi popull në botë që shqiptarët i llogarit si vëllezër.
Deklarate e ish Kryeministrit turk Ahmed Dautogllu e dhënë në shqipëri se shqiptarët janë pika e dobët e tij.
Bashkëpunimi i mrekullueshëm i Qeverisë shqiptare dhe Turke ,në cdo fushë,është sinjal se këta dy popuj sic shprehet prof Dautogllu “nga e kaluara e përbashkët kanë një ardhmëri e përbashkët.
Nëse ka ndonjë shtet ku më së shumti ka pasur protesta në mbështetje të kauzës shqiptare është pikërisht Turqia.
Nëse ka ndonjë shtet që më së shumti ka lobuar për Kosovën.përsëri krah për krah,me SHBA ka qenë Turqia.
Por cka në të vërtet është ajo që “këta” analistë,opinionistë kanë këtë mllef ndaj Turqisë ,qëndron në ndonjë strofull tjetër.Ata aleancën shqipatro-turke dëshirojnë ta zëvendësojnë me aleancën shqiptaro-sllave.

ATENTAT ndaj DEMOKRACISË

Se cka në të vërtet ndodhi në mbrëmje e 15 Korrikut në Turqi,do të mbetet që në të ardhmen të bëhen analiza të thukta,Pse dështoi PUCI edhje kjo do shumë analiza,psh dalja masovike e popullit në rrugë etj.
Organizata terroriste FETO u dëshmua se paraqet një sëmundje kancerogjene ,e cila ka metastazuar në shoqërinë Turke.E cila kërkon një ndërhyrje kirurgjike gjegjësishtë një prerje Cezariane.
Por një gjë është e sigurt se ky akt ishte një atentat ndaj demokracisë.
Turqia moderne e mileiumit të ri për shqiptarët parqet mburoja nga dominimi dhe egzodi sllav(Cameria,Kosova) .Shembull më i mirë është Kosova e cila gjatë shpalljes së pamvarësisë Turqia ishte ajo e cila krahë për krah me SHBA u rreshtuan në anën e pamvarësië.
Fundi,fundit dikush është me Turqinë e dikush me Rusinë dhe Serbinë.
Unë më Turqinë….

AddThis Sharing Buttons

31

Artikulli paraprakNjë dollar!
Artikulli vijuesFëmijët sirianë kanë një apel: Na kapni si “Pokemon Go”