Një ekspozitë me hadithe të Muhamedit a.s në Moskë

Një ekspozitë e kaligrafisë së haditheve të Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.) është hapur në Moskë më 14 janar 2015.

E titulluar Hadith-i Mehrbani (Hadithi i Mirësisë), ekspozita është  organizuar nga Qendra Kulturore Iraniane në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë, raportoi moscow.icro.

Ekspozita ka qenë e planifikuar të hapet me rastin e përvjetorit të lindjes së Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.).

Qendra do të mirëpres vizitorët e Ekspozitës nga 18:00, sipas kohës lokale.

Muslimanët në të gjithë botën e përkujtojnë këtë ditë të shënuar gjatë tërë muajit.

Islami është feja e dytë më e madhe në Rusi. Islami është konsideruar si një prej feve tradicionale të Rusisë, ligjërisht pjesë e trashëgimisë historike ruse.

Moska ka dy milion banorë muslimanë dhe deri në dy milion janë punëtorë emigrantë muslimanë.

Artikulli paraprakNë Los Angeles hapet xhamia vetëm për gra
Artikulli vijuesVIDEO – Allahu ka vendos një sistem të mrekullueshëm