Një femër hedh në erë një mjet dhe plagos një person

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është tronditur mëngjesin e sotëm: Një bombë ka shpërthyer në qendër të tij dhe deri tani mësohet se të paktën një person është plagosur.

Mëngjesin e sotëm, pak pas orës 7, persona të paidentifikuar kanë shpërthyer një mjet në rrugën e “Sutlanska” në Zagreb, me një granatë dore, sipas mediat vendase.

Një person u plagos dhe disa makina aty pranë janë dëmtuar nga shpërthimi.

Departamenti i policisë së Zagrebit ka konfirmuar shpërthimin pak pasi ka arritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimin.

Sipas burimeve jozyrtare, personi që hodhi në ere mjetin ka qënë një femër, kjo sipas medieve kroate që citojnë dëshmitarët okular.

Artikulli paraprakQeveria e Kosovës, 50 mijë euro për rajonet e përmbytura në Maqedoni
Artikulli vijuesTurqi: Shfaqet për herë të parë shefja e policisë me shami koke