Një hekikopter i ushtrisë amerikane rrëzohet pranë kufirit ndërkorean

Një helikopter i ushtrisë amerikane, pjesëmarrës në manovrat ushtarake në Korenë e Jugut u rrëzua sot pranë kufirit ndërkorean, pa shkaktuar të plagosur, bënë të ditur burime zyrtare.

”Helikopteri, një aparat transporti CH-53 me tre anëtarë e ekuipazhit dhe 13 ushtarë në bord, ka kryer një ulje të vështirë në rajonin Cheolwon, kufi me Korenë e Veriut”, theksoi një zyrtar i ushtrisë amerikane.

Agjencia koreanojugore e lajmeve ”Yonhap” kishte theksuar më parë se aparati i aksidentuar ishte një helikopter taktik UH-60 Black Hawk.

Incidenti nuk ka shkaktuar të plagosur.

Rreth 28.500 ushtarë amerikanë janë vendosur në Korenë e Jugut që prej fundit të luftës së Koreve (1950-53)./trt/kohaislame

Artikulli paraprakTrefish më shumë virusa në Android
Artikulli vijuesAhmadinejad përpiqet të afrohet me Afrikën