Ahmadinejad përpiqet të afrohet me Afrikën

Presidenti i Iranit, Mahumd Ahmadinejad, ka arritur në Niger – prodhuesin e katërt më të madh në botë të uraniumit.

Nigeri është ndalesa e dytë e tij në Afrikën Perëndimore, pas Beninit.

Ahmadinejad është duke kërkuar lidhje më të afërta ekonomike dhe diplomatike me Afrikën, në kohën kur vendi i tij është duke u izoluar gjithnjë e më shumë për shkak të sanksioneve ndërkombëtare.

Perëndimi ka miratuar një varg sanksionesh kundër tij, për shkak të aktivitetit të dyshimtë bërthamor.

Në Benin, Ahmadinjead ka mbrojtur aktivitetin nuklear të Iranit, duke thënë se është paqësor dhe “një dhuratë hyjnore”.

Presidenti iranian do të qëndrojë edhe në Gana./trt/kohaislame

Artikulli paraprakNjë hekikopter i ushtrisë amerikane rrëzohet pranë kufirit ndërkorean
Artikulli vijuesKëshilla për të zvogëluar stomakun