Një histori që tregon se mirësjellja shpërblehet

Shumë vite më parë, menaxheri i një hoteli të vogël në një zonë rurale po qëndronte në recepsion natën vonë, kur një çift hyri në hotel.

Ata dukeshin të lodhur dhe të hidhëruar dhe menaxheri mendoi që kjo duhet të ishte efekt i motit shumë të egër që bënte jashtë. Zotëria, një burrë rreth të pesëdhjetave, u afrua tek recepsioni dhe i kërkoi menaxherit një dhomë për atë natë. Menaxheri, pasi kontolloi edhe njëherë, i tha me mirësjellje se për shkak të kushteve të motit, i gjithë hoteli ishte plot dhe nuk kishte asnjë dhomë të lirë. Zotëria pa të shoqen në sy dhe psherëtiu.

Menaxheri u ngrit në këmbë dhe i tha: “Zotëri, nuk mundem të gjej dhomë për ju, por e shoh që jeni të lodhur dhe keni nevojë për pak pushim. Ju lutem, qëndroni në dhomën time këtë natë dhe rehatohuni atje.” Menaxheri nuk dëgjoi refuzimin e çiftit por u ngrit dhe i shoqëroi në dhomën e tij modeste por të sistemuar me kujdes. Zotëria i tha atij: “Një ditë kam për të të telefonuar dhe do të të bëj menaxher në hotelin tim, mbaje mend.” Menaxheri e falenderoi ndërsa i solli valixhet brenda në dhomë.

Disa muaj më vonë, menaxheri mori një telefonatë nga ai zotëri ku ju kërkua të shkonte në New York për të menaxhuar hotelin e tij. Ai zotëri që kishte nevojë për dhomë atë natë, quhej William Waldorf Astor dhe ishte pronar i hotelit më të madh në New York City dhe për shkak të mikëpritjes së tij shembullore, ish menaxheri i atij hoteli të vogël, George Boldt, u bë top menaxheri i Waldorf-Astoria.

Kjo histori, vërteton që mirësjellja e stafit të një hoteli, është një nga gjërat që i bën më shumë përshtypje klientëve. Nuk janë mobilimi apo ambjentet luksoze më të rëndësishmet, por gatishmëria e stafit për t’i ardhur në ndihmë dhe për t’i dhënë një shërbim klientëve, i cili të kalojë pritshmëritë e tyre për çmimin që kanë paguar.

Artikulli paraprakTaktika e mundësisë dominuese
Artikulli vijuesPresidenti Thaçi ia kërkoi dorëheqjen shefit të AKI’së