As Nisma nuk do ta votojë Demarkacionin

Nisma për Kosovën nuk do ta votojë demarkacionin në versionin aktual, edhe nëse ai do të procedohet në Kuvend.

Kështu ka bërë të ditur shefi i GP-së së Nisëms, Bilall Sherifi, i cili tha se ky subjekt nuk ndërron qëndrim, ani pse tashmë ka ardhur në pushtet.

Ndërkohë, duke komentuar qëndrimin e PDK-së që ta votojë këtë marrëveshje, Sherifi tha se në koalicion kanë hyrë me dallime dhe ashtu do të vazhdojnë tutje.

Artikulli paraprakAlbulena Haxhiu:Vetëvendosje nuk do ta votojë marrëveshjen aktuale për Demarkacionin
Artikulli vijuesQeveria vazhdon me emërimin e zëvendësministrit të radhës