Muhammed Ibn Sirin ka thënë:
“Gjatë mbretërisë së Uthman Ibn Afan radijAllahu anhu, çmimi i drunjëve palma arriti në 1000 Dirhemë.
Usama Ibn Zejd radijAllahu anhu preu një dru, e mori mbështjellësin e tij (zhardhok i ngrënshëm, që gjendet në fundin e sipërm të trungut të palmës) dhe me të e ushqeu nënën e tij.
Njerëzit i thanë:
“Pse e bëre këtë duke e ditur se çmimi i drurit arrin në 1000 Dirhemë?” Ai radijjAllahu anhu tha:
“Nëna ime më kërkoi t’ia sillja thelbin e drurit, dhe nuk mund të refuzoj të bëj diçka për nënën time kur ajo më kërkon e që mund t’ia sjell.”
Ibn el Xheuzi,”Sifat es-Sefua”: 1 / 52