Një i arrestuar në Kamenicë për posedim narkotikësh e armesh

Policia e Kosovës në raportin e saj të sotshëm bën të ditur për kapjen e një sasie lëndësh narkotike e armësh me municion në një lagje të Kamenicës dhe për arrestimin e një të dyshuari, transmeton Koha.net raporton e Policisë.

Me urdhër të prokurorit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake dje më lagjen Çamëria të Kamenicë janë bastisur shtëpia dhe lokalet përcjellëse të një të dyshuari, mashkull, shqiptar i Kosovës, thuhet në raport. Gjatë bastisjes, vazhdon raporti, janë gjetur dhe konfiskuar pesë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë prej 2.900 gramë, një revole Ekol e cal. 9 mm, 22 fishekë të cal 9 mm, 350 euro para të gatshme, një telefon dhe dy pasaporta.

Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, thekson raporti policor.

Artikulli paraprakGazetari NASER SELMANI fyen myslimanët njejt si LLATASI
Artikulli vijuesBakteret fshihen në peshqirët dhe leckat e kuzhinës