Ja si ka ndodhur përleshja

Rexhep Selimi kishte dalë jashtë hollit të kuvendit për t’i dhënë një intervistë një mediumi të shkruar. Me të dal “tek parkingu” i Kuvendit, kishte hasur në kolegun e tij nga PDK-ja Latif Gashin.

Ky është rrëfimi i deputetit të Vetëvendosjes dhënë burimit të Indeksonline.

Latif Gashi e kishte pyetur se për çfarë po pyetej nga gazetari. Selimi i kishte thënë për shërbimet sekrete. Lëre mos u merr me SHIK-un i kishte thënë Gashi. Ju jeni marrë me ne 10 vjet, të merremi ne një vjet me ju i ishte përgjigjur Selimi. Më mirë është të mos merreni me SHIK-un ia kishte kthyer deputeti i PDK-së.“Po mirë e ke se ju krejt jeni shpiuna” i ishte përgjigjur Selimi.

Selimi në rrëfimin e tij privat mohon ta ketë goditur me grusht Gashin. “Veç e kam shtyrë… e kam shtyrë me pëllëmbë të dorës në nofullën e tij dhe ai ka ra për tokë” rrëfen Selimi.

Po “Kamishi”?

Kamishi pastaj ka ardhur i rrëfen Selimi burimit.

“Erdhi e më tha se s’kisha bërë mirë. I thash hajde ta shohim këtu a kam bërë mirë a jo dhe i kam ra grusht” rrëfen Selimi.

“Pastaj ka ardhur edhe Florin Krasniqi dhe është bërë hallakamë aty” ka rrëfyer Selimi.

Selimi ka thënë se nuk ka marrë asnjë grusht nga askush. Sikur të merrja ndonjë grusht nuk do ta shkelja më në Kuvend ka thënë ai për fund./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakHumbin jetën mbi 30 punëtorë kinezë
Artikulli vijuesSelimi: Lata provokoi njeriun e gabuar