Një musliman kandidat serioz për kryetar të Londrës

Qytetarët e Londrës sot do te votojnë për kryetarin e ri, ndërsa në pjesë të tjera të Britanisë së Madhe do të mbahen zgjedhjet lokale. Banorët e Londrës do të zgjedhin mes Sadiq Khan, i cili në rast të fitores do te bëhet kryetari i parë mysliman i kryeqytetit anglez , dhe luftëtarin për mbrojtjen e mjedisit Zak Goldsmith.

Fushata për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Londrës u shënua nga një atmosferë negative, duke pasur parasysh se Goldsmith ka bërë përpjekje ta lidh Khanin me ekstremistët myslimanë, ndërsa Khan këto deklarata ka karakterizuar si dëshpëruese , njofton AFP transmeton Klan Kosova .

Khan 45 vjeçar është i biri i një emigranti pakistanez, shoferi i autobusëve, dhe ka hyrë në politikë, si mbrojtës i të drejtave të njeriut, ndërsa Goldsmith 41 vjeçar pasardhës i manjatit James Goldsmith, i cili vjen nga një prej familjeve më të pasura në Britani.

AFP thekson se rezultatet e zgjedhjeve të sotme do jenë si udhëzim në shtatë javët para përfundimit të fushatës për referendumin, për mbetjen ose daljen e Britanisë nga BE-ja.

 

Artikulli paraprakDavutoglu: “Detyrën e kam kryer denjësisht dhe me nder”
Artikulli vijuesMuftiu i Asadit: Perandoria Osmane nuk ka qenë Islame