Një person i vdekur në aksidentin në magjistralen Prishtinë- Podujevë

Një person ka vdekur në aksidentin i cili ka ndodhur në magjistralen Prishtinë- Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

“Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orë 12:00”ka thënë Hoxha.
 
Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë në fshatin Trud.
Në këtë aksident ka pasur edhe të lënduar mirëpo nuk dihet saktë numri i të lënduarave.

Po ashtu është bllokuar edhe rruga në të dy kahjet ku kolona e veturave është e gjatë 3-4km.
Indeksonline do t’ju informojë shumë shpejt për detajet tjera rreth këtij aksidenti./kohaislame/
Artikulli paraprakPër protagonistin e tragjedisë së Gërdecit, 15.600 euro nga shteti
Artikulli vijuesBaltimore në flakë, protestuesit djegin gjithçka (Video)