Lista Serbe kërkon përfshirjen ë Universitetit të Mitrovicës në Asociacion

Kryetari I grupit parlamentar të listës serbe në kuvendin e kosovës, Slavko Simiç tha, se deputetët e listës kërkojnë që universiteti I mitrovicës të përfshihet në asociacionin e komunave me shumicë serbe (aks), siç tha ai, “sistemi ynë I arsimit duhet të përfshihet në aks dhe se ne duhet të kemi kontroll të plotë mbi sistemin arsimor”.
Simiq ka thënë, se ligji nuk është ende në agjendën e parlamentit, por ai do të projektohet me ndryshime që do të jenë në favor të “interesave jetike” të komuniteti serb dhe “në përputhje me sistemin arsimor të serbisë”, shkruan blici serb.

Sipas tij, deputetët diskutuan projekt-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me krijimin e fondit për ballkanin perëndimor, si dhe projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e zyrës rajonale për bashkëpunim të rinjve në mes të kosovës, shqipërisë, bosnjës dhe hercegovinës, malit të zi, maqedonisë dhe serbisë, transmeton lajmi.Net.

Ai tha se deputetët e listës serbe nuk e mbështesin as marrëveshjen për themelimin e zyrës rajonale për bashkëpunim të rinjve, për shkak se marrëveshja parashikon që zyra të përfaqësohet nga të rinj nga komuniteti shqiptar dhe jo nga të rinj e komunitetit serb

Artikulli paraprakProjektligji për FSK-në, Qeveria ka afat edhe nëntë ditë që ta procedojë në Kuvend
Artikulli vijuesSpecialja, arsyeja për zgjedhjet e parakohshme