Një robot për të operuar sytë

Thijs Meenink është shkencëtar nga Universiteti teknologjik i Eindhoven-it, i cili ka prezantuar robotin e ri për përdorim mjekësor, më konkretisht për operime të syve.
Me robotin e ri të mençur, operacionet e syrit tani do të jenë krejt më ndryshe. Siç pohojnë hulumtuesit nga universiteti dhe Meenink, i cili në të bazon doktoraturën e tij të ardhshme, ky robot do të ndryshojë oftalmologjinë dhe do të zvogëlojë gabimet e mjekëve njerëzorë, nëse nuk do të arrijë t’i zhdukë tërësisht.

Të paktë janë mjekët, të cilët mund të operojnë gjatë sytë, posaçërisht me kalimin e viteve kur nuk janë më aq preçizë si në rini. Roboti i ri është tmerrësisht i mençur dhe i shpejtë, posaçërisht në ndërrimin e veglave të përdorura, ndërsa përparësia më e madhe është që ofron eliminimin e dridhjeve në duart e mjekëve, që do të thotë se as pas kafesë dopio, sytë e pacientëve nuk do të mund të bëhen preçizë.

Që kjo të mos ndodhë përkujdeset edhe sistem i posaçëm “master & slave”, i cili gjatë kontrollit përmes dy joystickëve, kujdeset që therjet e pandërprera me “gjilpëra” speciale të godasin gjithmonë në të njëjtën pikë. Roboti është tejet preçiz kështu që secilin centimetër që kalon dora e kirurgut i përgjigjet një milimetri në syrin e pacientit.
Edhe pse nuk është në shitje sistemi robotik “master” dhe “slave” tashmë është i përdorshëm, por Meenink mendon ta optimizojë akoma në një të ardhme të afërt.kohaislame

Artikulli paraprakTwitter shton veçori të reja të kërkimit
Artikulli vijuesKosova ende rrezikohet nga Tuberkulozi