Twitter shton veçori të reja të kërkimit

Rrjeti social Twitter njoftoi se do të “paraqes një veçori të re kërkimi që ofron rezultate automatike të “njerëzve që i ndiqni” në twitter.com.”
Por pas kësaj, kjo gjë e lajmëruar vështirë të duket si një ndryshim për të cilin shumë njerëz mund të kenë pritur.

Funksioni që përmbushet automatikisht mbushet në shumicën e termeve për pyetësorin tuaj teksa e shkruani atë – rezultatet paraqiten vetvetiu brenda kutisë së kërkimit dhe listës që shfaqet më poshtë nga ku mund të zgjidhni një nga termet ose njerëzit që paraqiten.
Ju po ashtu do të jeni në gjendje që të radhitni rezultatet e kërkimit me një filtër të ri. Cicërimat e njerëzve që ju i ndiqni, gjatë fazës së kërkimit do të paraqiten në pjesën e sipërme, raporton PCWorld Albanian.

Kjo veçori, kur të implementohet, do të jetë e pranuar nga shumica. Duke qenë në gjendje që të bëhet filtrimi i cicërimave vetëm në bazë të njerëzve që i njihni, kjo me siguri që është veçori e re në Twitter.
Veçoritë e reja do të përfshijnë sugjerimet për përmirësim të drejtshkrimit për kërkimet e ngjashme, e poashtu edhe rezultatet për emrat e përdoruesve dhe emrat e vërtetë.

Këto ndryshime padyshim që mund të jenë të dobishme, por ato nuk paraqesin ndryshimin e menduar që erdhi me shtimin e tabit #Discover në vitin 2011.
Përmirësimet në Twitter do të shpërngulin shërbimin në një hap më afër barazisë me makinat madhore të kërkimit si Google dhe Bing.
Ato po ashtu do të shërbejnë për ta bërë shërbimin Twitter një ofrues më të mirë të përmbajtjes, me rezultate të kërkimit dhe vegla më të plotësuara për të ndihmuar përdoruesit individual që të gjejnë gjërat të cilat i kërkojnë.kohaislame

Artikulli paraprak151 miliardë dollarë për trenat e shpejtë
Artikulli vijuesNjë robot për të operuar sytë