Do të kthehet në xhami një sinagogë në qendër të Marsejës, e braktisur nga besimtarët hebrenj. E përdorur gjithnjë e më pak nga komuniteti hebre, zgjidhja është gjetur në shitjen e saj një shoqate muslimane.
El Bedr ka një tjetër xhami në rrugën Saint Dominique, por që tashmë nuk i plotëson nevojat e bashkësisë, për shkak të numrit të madh të besimtarëve.
Lajmin e ka bërë të ditur një e përditshme lokale, La Provence, e cila thotë se kthimi i sinagogës në5748315_1_545x460_autocrop xhami reflekton zhvendosjen demografike të 16 viteve të fundit. Mijëra hebrenj kanë lëvizur gjatë kësaj kohe nga qendra e qytetit drejt rrethinave të tij, veçanërisht në jug, në lagje të shtresave të mesme.
Një udhëheqës i hebrenjve të Marsejës e sheh pozitivisht shitjen e sinagogës. “Ne të gjithë kemi të njëjtin Zot,” shprehet Zvi Ammar.
Në Marsejë jetojnë rreth 220.000 muslimanë, 70.000 prej të cilëve janë praktikues.
Ata ende janë në pritje të ndërtimit të Xhamisë së Madhe, por projekti i premtuar nga kryebashkiaku në 2001-shin nuk ka bërë përpara si për arsye të problemeve financiare, ashtu dhe prej kundërshtive ligjore të Frontit Nacional.
Po qe se xhamia do të arrijë të ndërtohet, ajo do të jetë më e madhja në Francë, transmeton portali tesheshi.com