Kryeministri, tjetër premtim të bujshëm: deri më 2020 presim anëtarësimin në NATO

Der kosovarische Politiker Ramush Haradinaj wird von Frankreich nicht ausgeliefert. (Archiv)

Pas premtimit se më 2019 do marrë statusin e kandidatit për në Bashkimin Evrpoian, Haradinaj ka bërë dhe një premtim të madh, duke thënë se deri më 2020 do ndodhë anëtarësimi në NATO.

“Brenda kësaj dekade presin ta përmbyllin anëtarësimin në NATO”, ka thënë Haradinaj në konferencën me temë “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat rajonale në epokën e sfidave të sigurisë globale”.

Ai tha se rolin e NATO-s e shohin në parandalimin e luftës dhe ekstremizmit, si dhe ndihmë për sigurinë dhe paqen në botë.

“Dinamikat rajonale në kohën që po jetojmë kanë ndikim vendimtarë në sigurinë rajonale dhe sidomos në Ballkan, duhet të respektojmë njëri tjetrin. Asnjëri nga ne nuk mjafton që të sigurojmë vetveten prandaj dhe duhet të kemi bashkëpunim të ndërsjellë. Sfidat që i veçojmë janë terrorizmi global, ndërhyrja e Rusisë në Ballkan, rreziqet ekonomiko- sociale, kibernetike. E shohim NATO-n si faktor të posaçëm të stabilitetit ndërkombëtarë, dhe parandalimin e radikalizmit, luftën e dezinformimit”, ka thënë Haradinaj.

Artikulli paraprakNjë në pesë mjekë planifikojnë të largohen nga Britania e Madhe
Artikulli vijuesArabia Saudite dhe Irani mund të shkojnë drejt një lufte të madhe.