Besimtari i cili mëkaton duke shpresuar në falje është i ngjashëm me personin i cili e pi helmin duke shpresuar për kundërhelm pasi e ka pirë atë. Nuk do gjesh njeri të shendosh i cili do merrte helm, ta pinte e ta gëlltiste atë e pastaj pasi ta gëlltisë të thotë: “ja kundërhelmi, do ta pijë atë’ sepse ai mund të vdes para se kundërhelmi të ndikojë.
Dhe ti o rob i Allahut-nuk e di se kur do vdesësh. Ti mund të vdesësh derisa je duke bërë mëkat. Dhe njerëzit do të ringjallen në Ditën e Gjykimit ashtu siç kanë vdekur. Kushdo që vdes duke thënë telbijen ( thirrjen që e bëjnë hanxhinjtë në haxh) do ringjallet duke thënë telbijen. Kushdo që vdes duke u falur do ringjallet duke u falur. Kushdo që vdes duke bërë davet do ringjallet duke bërë davet.
Kushdo që vdes duke bërë kurvëri- e lusim Allahun të na ruaj- do ringjallet duke kryer këtë vepër të keqe. Kushdo që vdes duke gënjyer do të ringjallet në këtë gjendje të keqe. Kushdo që vdes duke përgojuar do të ringjallet në këtë gjendje të keqe. Kushdo që vdes nga pijet dehëse do ringjallet në këtë gjendje të keqe. Pra njeriu nuk e di, ai mund të vdes derisa është duke bërë mëkat.
Për këtë arsye përmendet se njeri nga te paret tane duke e këshilluar nxënësin e tij i tha:
“Kushdo që mund të më garantoj se ai nesër do të jetojë për të parë, i jap atij leje që të bëjë mëkat.”
Që do të thotë se cilido nga ju të ngritët e të thotë unë nesër do të jetojë dhe do të shoh atëherë unë i jap leje që ai të kryej çdo mëkat. Kush është në gjendje ta garantojë këtë?
Pasha Allahun, njeriu do të jetë i fortë e i shëndetshëm dhe papritmas të vdes. Sa njerëz të shëndosh kanë vdekur pa kurrfarë sëmundje! E sa njerëz të sëmurë kanë jetuar një kohë të gjatë!
Disa njerëz sëmurën, dhe të tjerët i vizitojnë duke besuar se njeriu do vdes dhe ata do t’ia falin xhenazen. Por ata vdesin para tij, dhe ai ( i sëmuri) i ngushëllon për vdekjen e tyre. Vdekja është e mjaftueshme si këshillë.
Shejkh Sulejman Ar Ruhajli