"Njeriu-fluturak" u hodh nga kulla 318 metrash

Hedhja e parë nga kulla më e lartë televizive e Bashkimit Evropian me lartësi 368 metra u realizua dje nga “njeriu fluturak” në Rigë, njofton Agjencia BNS.

Hedhja u bë nga një lartësi 318 metra. Fluturimi i lirë me një kostum special aerodinamik, që e shndërron njeriun në një planer të vogël, zgjati rreth 13 sekonda, i njoftoi Agjencisë përfaqësuesja e videoportalit Nomad.lv Ilze Celmina.

Ekipi është përgatitur për këtë hedhje rreth gjysmë viti. Ai u realizua nga një sportist profesionist me lejen e Qendrës televizive shtetërore të Letonisë.

Për uljen “njeriu-fluturak” përdori parashutën./koha/kohaislame

Artikulli paraprakNdërmjet dëmit dhe dobisë – nga Ibn Tejmije
Artikulli vijuesGjermani: muslimanët përballen me ndalim, pas përleshjes me të djathtët dhe policinë