Gjermania është duke konsideruar një ndalim ligjor për grupet konservatore muslimane Selefiste, ka thënë ministri i saj i brendshëm, pas përleshjeve të dhunshme me policinë që ndodhën pas provokimeve që grupet e ultra-djathtiste gjermane ju bënë muslimanëve. 
Fundjavën e kaluar, Selefitë u ballafaquan me policinë e cila ishte dal për mbrojtjen e protestuesve të së djathtës ekstreme që kishin dal për të protestuar kundër Islamit dhe muslimanëve, kur muslimanët po mbanin një tubim rajonal në Bon. Nga përleshjet janë lënduar 29 oficerë, dy prej tyre seriozisht. Policia arrestoi 109 persona.
Protestuesit ekstremistë të djathtë kishin egersuar Selefitë duke valëvitur pankarta që tregonin karikaturat e profetit Muhamed.
“Ne do të përdorim të gjitha mundësitë në dispozicion të një shteti kushtetues për të kundërshtuar ato [Selefitë] kudo që ata pengojnë … rendin tonë kushtetues”, tha Ministri i Brendshëm Hans-Peter Friedrich.
“Gjermania nuk do të lejojë askënd që të na imponojë luftëra fetare, as Selefitë as e ekstremistët e djathtë e as partitë e tilla si Pro NRë”, tha ai, duke iu referuar ultra-nacionalistëve që u përleshën me Selefitë në Bon.
Z. Friedrich tha se Gjermania ka qenë shtëpi e mbi 4,000 Selefive, ku shumica e tyre nuk ishin radikal dhe të dhunshëm.
You Might also Like
Vullkani Etna vazhdon me nxjerrjen e llavës
Vullkani Etna u aktivizua muajin e kaluar, ndërsa gjatë shpërthimit u lënduan së paku dhjetë…
By
Redaksia
1 Min Read
Turqi, lirohen 63 persona të akuzuar për planifikimin e grushtit të shtetit
Bëhet fjalë për rastin kundër të akuzuarve për planifikimin dhe tentativën e grushtit të shtetit…
By
Redaksia
2 Min Read
Erdogan e dënon sulmin në Pakistan
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në lidhje me sulmin e ndërmarrë në një park në…
By
Redaksia
2 Min Read
Siri, rreth 189 të vrarë nga sulmet
Rreth 189 persona raportohet të jenë vrarë në fshatin sirian të Tremseh, në krahinën e…
By
Redaksia
1 Min Read
Bombat e NATO-s mbi dasmorët
Sulmi ndodhi në mëngjes. Bombarduesit e NATO-s kishin si shënjestër një shtëpi në provincën…
By
Redaksia
0 Min Read
Siria pranon: Kemi rrëzuar avionin luftarak turk
Siria ka pranuar se ka rrëzuar një avion luftarak turk F-4 në afërsi të brigjeve…
By
Redaksia
1 Min Read
