Njeriu, kjo qenie e egër!

Shkruan: Ertugela Tredhaku

Njeriu, kjo qenie e egër!

Zgjohem nga gjumi dhe shoh se jam zgjuar më herët se zakonisht… Ngrihem ngadalë duke mbathur pandufkat me shuall prej pellushi ngjyrë rozë. Shkoj në banjë dhe përpak nuk njoh reflektimin tim në pasqyrë! Një vajzë me sy të enjtur, flokë të shprishura dhe fytyrë të përgjumur. Bëj kafenë e mëngjesit dhe dal në terracën me dy karrike. Shoh njerëzit tepër të zënë duke vrapuar nëpër punët e tyre me veturat e tyre secila më e shtrenjtë se tjetra e secila me vrasëse e ambientit se tjetra.
Nën atë gumëzhinë të rrotave në rrugë, që ndihej edhe në terracë, filloj të mendoj…
Nuk është se nuk dua të shkruaj. Ose për shkak se një kohë te gjatë nuk kam c`të them. Eshtë për arsye se kanë kaluar muaj të tërë që nga shkrimi im i fundit! Gjithmonë më befason koha sa shpejt që kalon! Sepse unë vazhdoj të mendoj që ka kaluar vetëm një muaj që kur kam thurë vargje mbi këto faqe fletoreje. Me kafenë e mengjesit, drekën, ushqyerjen e macokut që pështillet rreth këmbëve duke gërhitur dhe me rutinat tjera duket që koha nuk kalon. Në fakt ajo kalon aq shpejt sa ti nuk e vëren… ikin orët njëra pas tjetrës, ikin ditët, javët, muajt, vitet… njera pas tjetrës derisa vjen një moment qe vitet kanë mbaruar, muajt poashtu, ditët poashtu, ndoshta edhe orët. Ndoshta është cështje minutash apo sekondash kur do clirohet shpirti nga trupi. Por ne vazhdojmë duke harxhuar jetën së koti. Duke vrapuar pas problemeve, ambicieve pa fre, deshirave e epshit te pashuar të kësaj bote, si të babëzitur ne harrojmë se kush jemi, nga jemi, pse jemi….
Sot kemi harruar c’është dashuria për tjetrin, sepse jemi tepër te zënë me dashurinë për veten dhe interesat e vetvetes. Sot nuk jemi të vetëdijëshëm që po e shkatërrojmë vet globin tonë. Sdo zgjasë shume, edhe toka do prishet e llava e saj do na përpijë të gjithëve. Ajo dikur ishte e tëra e gjelbërt dhe me pjesë të tëra oqeani. Por sot ajo është e ndotur me njolla gjaku, është e ndotur nga urrejtja, hakmarrja e lakuriqesia e njerëzve qe po e popullojnë atë! Speciet e saj po zhduken një nga një. Të them të drejtën nuk kanë faj. Njerëzit si të cmendur cenojnë me ngulm jetën e tyre duke i bërë copash e duke i vrarë në mënyrën më mizore vetëm për të marrë mishin dhe lëkuren e tyre. E edhe nëse nuk kane c’t`u marrin, ata vrasin për kënaqesine e tyre! Një breshke që skanë c’t`i marrin e hedhin para rrotave të kamionit!!! Po e them sepse jam vetë dëshmitare e një ngjarjeje të tillë!
Por sic thashë edhe më herët, njeriu vazhdon të jetojë pa e cuar nëpër mend se nuk e ka elizirin e pavdekshmërisë. Dhe ato ditë të numëruara do ikin shpejt, dhe do japin llogari edhe për shpirtrat e pafajshëm të atyre krijesave aq të bukura. Sepse ne në vend se të jemi zëri i tyre, jemi vrasësit e tyre!

Artikulli paraprak“Besimi dhe shërimi!” – dr. Velid Fetihi
Artikulli vijuesDituria është forcë dhe fuqi, por arsimimi është i domosdoshëm