Turqia do ti prodhojë vet mikroçipat elektronikë

Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Fikri Isik ka thënë se Këshilli Teknologjik i TÜBİTAK-ut në mbledhjen e 4 prillit ka marrë vendim për ndërtimin e fabrikës së mikroçipave në Gebze.

Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë, Fikri Isik (Fikri Işık), në fjalën që mbajti në Këshillin e Teknologjisë së Institucionit të Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik të Turqisë (TÜBİTAK) duke theksuar se është vendosur për fillimin e ndërtimit të fabrikës së mikroçipeve, ka deklaruar se:

“Fabrika e mikroçipave do të ndërtohet në Gebze nga një konsorcium i kompanive dhe Nënsekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes nën udhëheqjen e TÜBİTAK”.tubitak

Ministri Isik tha se pas hedhjes së themeleve të fabrikës së parë të prodhimit të çipave me bazë galium nitratin përmes ortakërisë së ASELSAN dhe Universitetit Bilkent, kanë filluar punimet për ndërtimin e fabrikës së çipave (mikroqarqeve të integruar) me bazë siliciumi, e cila do të jetë e para me këto përmasa të gjera në Turqi dhe që do të ketë një kapacitet të prodhimit në seri.

Isik thekson se vendimi për ndërtimin e fabrikës së çipave është marrë në mbledhjen e Këshillit Teknologjik të TÜBİTAK më 4 prill. “Pas studimeve 1-vjeçare, fabrika e çipave do të ndërtohet në Gebze nga një konsorcium i kompanive dhe sekretariatit të Industrisë së Mbrojtjes nën udhëheqjen e TÜBİTAK”.

Ministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë ka theksuar gjithashtu se fabrika që do të ndërtohet në Gebze, do të ndërtohet në Kampusin e TÜBİTAK në Gebze dhe në afërsi të Luginës së Informacionit. Isik, ka u shpreh më tej se: “Në Laboratorët e TÜBİTAK prodhohen çipa, por nuk kemi infrastrukturën për të prodhuar çipa në seri. Shpresoj që këtej e tutje Turqia të mund të prodhojë çipat në seri”.

Fikri Isik, duke theksuar se zhvillimet kanë filluar të konkretizohen në lidhje me fabrikën e çipave, ai theksoi më tej se kanë nisur procedurat për krijimin e kompanisë për fabrikën.

Artikulli paraprakTurqia do të prodhojë avion vendas të pasagjerëve
Artikulli vijuesInxhinierët turk prodhojnë automobilin me energji diellore