Njeriu për të cilin Allahu e ndaloi perëndimin e Diellit

Joshua ibn Nun ishte bashkëkohanik i Musait a.s dhe ndihëmsi i tij, thuhet se ka qenë edhe nga të dërguarit e Zotit. Ishte ai djaloshi që udhëtoi me Musain a.s për ta kërkuar Hidrin a.s ngjarje për të cilën flet edhe kurani në suren Kehf. “(Kujto) kur Musai i tha djaloshit që e shoqëtonte: “Nuk do të pushoj së ecuri, derisa të arrij në vendin ku takohen dy detet, edhe nëse do të më duhet të udhëtoj për shumë kohë”. (El-Kehf, 60)

Ky profet fisnik i Zotit pas vdekjes së Musait a.s e morri emanetin e shpjegimit të mesazhit të Zotit për njerëzit. Mes tjerash ai kishte për detyrë ta çlirojë Kudsin. Ai dëshironte që në ushtrinë e tij të marrin pjesë vetëm ata njerëz të cilët ja kanë kthyer shpinën dunjasë dhe për të cilët qëllimi i vetëm është kënaqësia e Allahut dhe lufta në rrugën e Tij.

Tre kategoritë të cilëve ua ndaloi shkuarjen në luftë

Ishin tre kategori të Beni Israilëve të cilëve ai ua ndaloi shkuarjen në xhihad me të: Atyre që sa ishin martuar, ndërsa ende nuk kishin qëndruar me gratë e tyre vetëm, sepse të tillët me padurim do të pritnin të ktheheshin nga xhihadi për t’u kënaqur me gratë e tyre, andaj xhihadi i tyre do të ishte për shkak të kënaqësive të kësaj bote; grupi i dytë të cilëve ua ndaloi pjesëmarrjen në xhihad ishin ata që sapo kishin filluar të ndërtojnë shtëpi, ndërsa ende nuk e kishin përfunduar. Zemrat e tyre do të ishin të lidhura me shtëpitë që i kishin filluar dhe me dëshirën për tu kthyer sa më parë për t’i përfunduar; dhe kategoria e tretë të cilët nuk kishin mundësi të marrin pjesë në çlirimin e Kudsit ishin ata që posedonin deve dhe dele , të cilave u ishte afruar koha e pjelljes. Ata gjatë xhihadit gjithmonë do të kishin ndërmend bagëtitë dhe shtimin e tyre dhe do të kishin dëshirë të madhe që sa më parë të ktheheshin në shtëpi. Për këtë shkak Jusha ibn Nun vendosi që ushtria e tij të përbëhet nga njerëz të cilët nuk i japin rëndësi kësaj bote të përkohshme që kështu të fokusohen vetëm tek përleshja, dhe nëpërmjet tyre Allahu t’ia jap fitoren. Kudsi në atë kohë ishte nga qytete më të bukura dhe më të populluara me ndërtime dhe kopshte të mrekullueshme i rrethuar me mure të larta dhe të padepërtueshme.

Joshua ibn Nun pa sukses e mbajti nën rrethim qytetin për gjashtë muaj, mirëpo një ditë e urdhroi ushtrinë që të vërsulen dyerve të qytetit dhe të gjithë me zë të thonë tekbiret, dhe Allahu do ta jap fitoren. Dhe kështu ndodhi Kudsi u çlirua pas një rretyhimi gjashtë mujorë. Kjo ndodhi ditën e xhuma pas iqindisë dhe para se të perëndoj dielli. Joshua e luti Allahun e Madhërishëm të ndaloj perëndimin e diellit, sepse nesër vinte e shtuna kur e kishin të ndaluar luftën, ndërsa ai dëshironte që para se të perëndoj Dielli i ditës së xhuma të çlirojë plotësishtë Kudsin dhe të vendos autoritetin e tij në të.

Shikoi Diellin i cili ishte duke perënduar dhe tha: “Ti dhe unë jemi krijesa të Allahut të cilët janë nën urdhrat e Tij. Zoti im, ndaloe perëndimin tij!” Dhe Allahu i Madhërishëm ndaloi perëndimin e Diellit derisa Joshua e çliroi plotësisht Kudsin. Ka thënë Muhamedi a.s: “Dielli nuk është ndaluar për asnjë njeri tjetër përveç se për Joshua ibn Nunin i cili e çliroi Bejtul Makdisin.” (Ahmedi).

(Islampress)

Artikulli paraprakMos gjyko në shikimin e parë
Artikulli vijuesTregimi për beduinin i cili e la nënën në shkretëtirë