Vatikani demanton zërat se Papa Francesku është me kancer

Për shëndetin e Papa Franceskut, 78, nuk duhet të shqetësohen adhuruesit e tij. Së paku në këto momente. Vatikani ka demantuar zërat e ngritura nga disa media italiane të Mërkurën, se figura më e lartë e katolicizmit në Botë është sëmurë nga tumori në kokë.

“Lajme tërësisht të papërgjegjshme dhe tërësisht të pavërteta. Ju mund të shikoni vetë se aktivitetet e Papës janë normale dhe instensive,” thotë zëdhënësi i Vatikanit, Lombardi, duke komentuar lajmet.
Disa media kanë shkruar edhe më parë mbi shëndetin e Papës, duke aluduar se ai ka qenë sëmurë prej para se të zgjidhet lider i katolikëve.
Artikulli paraprakKhamenei miraton marrëveshjen bërthamore
Artikulli vijuesNATO sfidon Rusinë: Nis operacionin më të madh që prej Luftës së Ftohtë