Gruaja ime kishte një abort pasi një natë ndjente dhimbje të mëdha në bark. Në atë kohë të natës asnjë taksi nuk dëshironte të ndalet dhe kjo më nervozoi. Hoqa dorë nga karriera e inxhinierit në Larsen & Toubro dhe fillova të vozis taksi pa pagesë për të gjithë ata që kanë nevojë të shkojnë në spital. Unë fitoj rreth 150 euro në muaj nga udhëtarët, mirëpo qëllimi im është që t’i ndihmoj të gjithë ata që kanë nevojë në çdo kohë. Kush ulet në taksinë tim merr një kartë ku është numri dhe mund të më kërkoj edhe në ora tre e mëngjesit për raste emergjente.
Ngjarje që më inkurajoi të punoj në këtë mënyrë ndodhi para disa muajve. Në ora dy e natës pashë dy burra që ndaluan një taksi. Me ta ishte dhe një grua trupi i ë cilës ishte i djegur 75%. Shumica e taksive para meje nuk pranoi t’i çoj në spital dhe kjo më bëri të ndjej dhimbje.
Ua dhashë batanijen time që e kisha në veturë që ta mbulojnë gruan dhe me shpejtësi i dërgova në spitalin më të afërt. Në ditët në vijim gjithmonë shkoja të shoh a ka mbijetuar dhe elhmadulilah mirë është. Ne tani jemi miq dhe ajo gjithmonë më falënderon për atë natë.
Çdo herë që ishte nevoja mundohesha ta arrij sa më parë. Besoj se nuk është çdo gjë tek paratë.
Në punën e mëparshme fitoja afër 900 euro në muaj, mirëpo nuk isha i lumtur ashtu siç jam sot.
Kam 74 vjet, flas 11 gjuhë, kamë fëmijë që punojnë në firma të ndryshme dhe kisha mundësi të përparoj në karrierë.
Deri sot kam vozitur afër 500 raste emergjente në spital dhe jam munduar të jap maksimumin për të shpëtuar. Dhe për këtë unë ndjehem shumë krenarë edhe pse mund të më quajnë një taksist i thjeshtë.
Përktheu: Islampress