Vazhdon gjendja e krizës në kufirin verior dhe jugor

Kuvendi sot e solli vendimin  me të cilin vazhdohet gjendja e krizës në rajonin e kufirit jugor dhe verior të Maqedonisë për shkak të krizës migruese deri më 31 dhjetor.

Ashtu siç arsyetoi ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski tha se Propozim-vendimi  për ndryshimin e vendimit për  leje vazhdon  në afatin për ekzistimin e gjendjes së krizave për shkak të fluksit  të rritur  në hyrje dhe tranzitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë ndërsa në bazë të Propozimit të Komitetit drejtues për kordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me krizat.

Qëllimi është të sigurohet vazhdimësi  në kryerjen e aktiviteteve nga ana e forcave të Armatës të Republikës së Maqedonisë dhe forcat e sigurisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në funksion të sigurimit, mbrojtjes dhe ruajtjes së kufirit shtetëror.

Propozim-vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës nuk mori përkrahje nga grupi i deputetëve të BDI-së. Talat Xhaferi tha se  ato nuk do ta përkrahin dhe nuk do të marrin pjesë në votim.

Sipas tij, ekziston vendim për gjendjen e krizave deri më 15 qershor dhe se vendim të ri duhet të sjellë përbërja e re parlamentare, ndërsa deri atëherë ekzistojnë mundësi ligjore për veprim të institucioneve.

Vendimi i parë i Qeverisë për gjendjen e krizave për shkak të fluksit të rritur  në hyrje dhe tranzitimit të migrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë ishte sjellur në gusht të vitit të kaluar, me vlerë prej 30 ditësh, pas së cilës ka vijuar vazhdimi i afatit deri më 15 qershor të këtij viti.

Kuvendi do ta vazhdojë punën pas rendit ditor të konfirmuar pas pushimit që e kërkoi kordinuesi i grupit të deputetëve të BDI-së që t’i fitojnë stenografitë të cilat kanë të bëjnë me këtë pikë të rendit të ditës.

Artikulli paraprakHelikopterë po fluturojnë mbi Shkup, u shqetësuan nga Fatime Fetai, apo nga bisedat e zjarrta?
Artikulli vijuesMërgimtarët e Likovës mbledhin fonde për shkollë, ministri Ademi në Stamboll