Njesia Speciale e Kosovës kontrollon mbi 400 persona në kafiteritë e Pejës

Policia e Kosovës ka realizuar një kontroll në katër kafiteri të ndryshe të rajonit të Pejës ku dyshohej për lëndë narkotike, me ç’rast janë kontrolluar mbi 400 persona që kanë qenë brenda në ato lokacione, si dhe janë arrestuar katër persona të dyshuar.

Policia tregon se operacioni është kryer nga drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Pejë, në asistencë edhe të: Njësisë Speciale Operative, të Njësisë me Qenë – K9 dhe Krim Teknika.

“Në disa prej lokacioneve janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi një sasi e vogël (në dy qese dhe një mbështjellje) e substancës narkotike, si dhe është konfiskuar një armë e ftohtë – thikë.Me urdhër të Prokurorit kompetent një person është dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullte”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Në vijim keni video-linkun e operacioneve policore:

Artikulli paraprakÇfarë ishte rrethimi i Leningradit?
Artikulli vijuesAkil Gjakova në finale, Distria Krasniqi në garë për të bronztën