Çfarë i ndodh trupit nëse nuk laheni

Të bësh dush vazhdimisht është tepër e rëndësishme në ditët e sotme, sikurse ndonjëherë edhe të rrish pa larë është po aq e rëndësishme, sepse të gjithë e dimë që larjet e shpeshta e dëmtojnë lëkurën dhe sidomos flokët.

Larjet bëjnë të mundur që të pastrohemi nga shumë papastërti, si dhe nga mbetjet fiziologjike që mbeten në lëkurën tonë përgjatë gjithë ditës. Këtu përfshihet djersa, si dhe qelizat e vdekura të shtresës sipërfaqësore të lëkurës.

Nga ana tjetër ne e dimë që në sajë të ndërveprimit me mjedisin përreth, biem në kontakt me pluhura, baktere dhe shumë mikroorganizma të tjerë, gjë që bëjnë të mundur që nëse nuk lahemi për dy ditë rresht, në lëkurën tonë të grumbullohen mbi 1.000 baktere të ndryshëm. Një shifër e frikshme, apo jo?

Këto baktere në rastin më të mirë, mund të japin thjesht irritime dhe kruajtje të lëkurës. Rreziku më i madh mbetet në rastet kur dëmtohet lëkura, psh në çarje apo në infeksione. Kjo gjë bën të mundur që këto mikroorganizma të bien në kontakt me shtresat e thella të lëkurës, si dhe me enët e gjakut duke dhënë sëmundje të ndryshme në organizëm, në varësi të llojit të bakterit që hyn në të.

Nga ana tjetër, të mos bësh dush për disa ditë rresht vërtet që nuk do t’ju bëjë të vdisni, por skuqjet, kruajtjet dhe puçrrat në lëkurë, që janë shenjat më të shpeshta nga mungesa e larjeve, sigurisht që janë një bezdi më vete.

Artikulli paraprakPutin urdhëron që të fillojë tërheqja e forcave ruse nga Siria
Artikulli vijuesNjihuni me 6 vjeçarin që fiton 11 milionë dollarë në vit