Njoftim publik
Bashkësia Fetare Islame njofton opinionin publik dhe të gjithë dashamirët e BFI-së dhe Reisul Ulemasë, se kohën e fundit janë paraqitur disa profile të rrejshme në rrjetin social Facebook, që mbajnë emrin Sulejman Rexhepi (siç janë Unë apo Shoqëria), profile të ngritura enkas nga persona tashmë të njohur për opinionin tonë dhe më gjerë, si mashë e shërbimeve të ndryshme me qëllim që të dëmtojnë BFI-në dhe të keqpërdorin emrin e Reisul Ulemasë . Me kësi soj veprimesh tinëzare dhe të paskrupullta, individët e tillë edhe një herë dëshmojnë ligësinë e tyre, e cila shkon në favor të dëmtimit të imazhit të islamit dhe Bashkësisë Fetare Islame, e njëkohësisht edhe besimtarëve muslimanë.
Ia bëjmë me dije opinionit se e vetmja faqe oficiale në Facebook e Reisul Ulema H. Sulejman Rexhepi, është pikërisht faqja Suljeman Rexhepi osehttps://www.facebook.com/sulejmanrexhepiofficial/ ,ndërsa çdo paraqitje tjetër, bëhet me qëllime të caktuara dhe nga qarqe tashmë të komprometuara.
Shërbimi për informim i BFI