Nju Jork: Një burrë tenton t’i vërë flakën një gruaje muslimane, turiste skoceze

Një grua muslimane ka raportuar në policinë e Nju Jorkut se një mashkull i kishte vënë flakën bluzës së saj.

Policia nga ana e saj njoftuar se gruaja muslimane, një turiste skoceze ka raportuar se kishte ndjerë nxehtësi në dorën e saj dhe kishte vërejtur se bluza po i digjej.

Ajo karritur të fikë zjarrin dhe më pas ka parë një burrë me një çakmak në dorë duke u larguar.

Incidenti ka ndodhur të shtunën mbrëma në Manhatan, një ditë para shënimit të 15-vjetorit të sulmit të 11 shtatorit.

Policia ka njoftuar se po heton rastin si krim urrejtjeje, dhe se askush nuk është arrestuar deri më tani.

Të martën është bërë publike një regjistrim i kamerave të mbikqyrjes me të dyshuarin në të.

Këshilli i Marrëdhënieve islamo-amerikane (CAIR) ka dënuar rastin, duke thënë se numri i sulmeve ndaj muslimanëve në SHBA ka shënuar rritje të dukshme.

“Është mëse evidente se po shohim kulmin e sulmeve ndaj individëve dhe institucioneve muslimane në Nju Jork dhe mbarë vendin”, ka deklaruar Këshilli.

Muajin e kaluar, një burrë vrau imamin dhe ndihmësin e tij në rrugë, ndërsa po dilnin nga një xhami në Queens.

Një grua shqiptare në Nju Jork është arrestuar javën e kaluar pas sulmeve ndaj dy grave muslimane të cilat kishin dalë shëtitje me fëmijët e tyre. /Tesheshi

Artikulli paraprakVujiçiq: Edhe nëse nuk miratohet demarkacioni, shqiptarët e malazezët mbesin miq
Artikulli vijuesPolicia në Gjilan konfiskon mbi 16 kg drogë në veturën me targa serbe