Zvicra paralajmëron daljen nga zona Shchengen-it

Partia Popullore e krahut të djathtë (SVP) në Zvicër ka bërë propozime të ri duke thënë se ky vend duhet përfundimisht të dal nga zona e Schengen, shkruan Sunday express, transmeton Indeksonline.

Vice President Christoph Blocher shokoi me këtë deklaratë pasi një panel parlamentar refuzoi kërcënimin e qeverisë për të imponuar kuota për numrin e të huajve që hyjnë në vend vitin e ardhshëm.

Në vend të kësaj, ata zgjodhën një kompromis të bazuar rreth punësimin e punëtorëve me një preferencë ndaj popullatës lokale.

“Nëse ne shohim se ligji për reduktimin masiv të emigracionit nuk po funksionon, SVP do të fillojë një iniciativë që Zvicra të dalë nga zona Schengen, duke i dhënë fund lëvizjes së lirë të njerëzve”, ka thënë Bolcher./Indeksonline/

Artikulli paraprakArbitrazhi, zgjidhje për demarkacionin
Artikulli vijuesSondazhet: Merkel mund të përballet me humbje poshtëruese në zonën e vet elektorale