Nokia lëshon ftesë për datën 22 Tetor

Kompania Nokia ka postuar një cicërimë në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter duke ju thënë përcjellësve në Twitter të shënojnë në oraret e tyre datën 22 Tetor. Ata nuk kanë dhënë informata se ku do të mbajnë ngjarjen, vetëm se kanë konfirmuar se nuk do të jetë në SHBA sepse pajisjen e fundit Lumia 1020 e ka prezantuar në Nju Jork.

Në imazhin të cilin e ka shfaqur në Twitter përmban skiatorë mbi rërë. Kjo i ka bërë të gjithë të mendojnë se Nokia mund të prezantoj phablet-in e tyre të përfolur, Lumia 1520, ndoshta diku në Lindjen e Mesme.

Ftesa gjithashtu përmban fjalët në anglisht #blazing #stories dhe #innovationinvented.

Lumia 1520 është përfolur të vijë me ekran 6 inç i mundësuar nga procesori Snapdragon Qualcomm 800, 2GB RAM, 32GB hapësira e brendshme si dhe një slot SD. Raportet kanë spekuluar se ky model mund të përmbajë të njëjtën kamerë siç e posedon Lumia 925./ameble/kohaislame.com

Artikulli paraprakFacebook humbi 11 milionë përdorues
Artikulli vijuesSiri: Forcat kriminale të Asadit ekzekutojnë 26 civilë